Kuvendi i Kosovës miratoi me 59 vota pro dhe dy abstenime Projektligjin për buxhetin e vitit 2025, ndërsa partitë opozitare nuk morën pjesë në votim përkundrejt kritikave. Buxheti pritet të arrijë vlerën 3.6 miliardë euro, me një rritje të ndjeshme prej rreth 300 milionë eurosh krahasuar me vitin 2024. Nga ky buxhet, 916.5 milionë euro do të përdoren për paga, duke përfshirë rritje për punonjësit e sektorit publik.
Posted inKryesore


