Gjyqtarët e Gjykatës për Imigracionin në Romë pezulluan konfirmimin e ndalimit të shtatë emigrantëve të transferuar në Shqipëri, derisa çështja dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së. Pa konfirmimin e ndalimeve brenda 48 orëve, emigrantët janë lënë të lirë dhe duhet të kthehen në Itali, pasi nuk mund të qëndrojnë në Shqipëri sipas protokollit. Gjykatat në Itali po shqyrtojnë gjithashtu rreth të drejtave të azilit për emigrantët të tjerë.
Posted inKryesore


