Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i përshkroi ndeshjet e nëntorit për Ligën e Kombeve si dy finale. Të dyja do të luhen në “Air Albania” në Tiranë, njëra ndaj Çekisë më 16 Nëntor dhe tjetra ndaj Ukrainës më 19 Nëntor. Ai theksoi se ndeshja e kaluar kundër Çekisë ishte ndoshta më e keqja në dy vitet e fundit, por ekipi tani është më i motivuar dhe i përgatitur për të dhënë maksimumin në shtëpi.
Posted inSport


