Një sulm me thikë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 59-vjeçar goditi dy vajza të reja, 10 dhe 18 vjeçare, duke i ndjekur nga pas. Ai gjithashtu plagosi dy djem të rinj rastësisht, të moshave 29-32 vjeçare. Të katër të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa autoritetet ende nuk kanë sqaruar motivet e krimit. Policia arriti të arrestojë autorin pas një kërkimi intensiv.
Posted inKryesore


