Kryetari i bashkisë Devoll, Eduard Duro, është paraqitur sërish në SPAK pas akuzave për shpërdorim detyre, lidhur me licencimin e një pike karburanti pa kushtet ligjore. Hetimi u hap pas një denunciati nga një pronar tjetër karburanti, i cili pretendon se subjekti nuk kishte certifikatën e pasurisë dhe kishte ndërtim pa leje. Duro pretendon se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se ka marrë autorizimin nga sektori i tatim taksave.
Posted inKryesore


