Edison Sheme, 43 vjeç, nga fshati Sheqeras, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës për abuzim të vazhdueshëm seksual me një 16-vjeçare që ka nisur që kur ajo ishte 12 vjeç. Ai dyshohet se është larguar në Greqi, ku jeton vëllai i tij. Policia po kryen kontrollime në shtëpitë e të afërmve dhe miqve të tij. Urdhri i kërkimit është dërguar në Interpol për arrestimin e tij.
Posted inKryesore


