Kryetari i Njësisë Administrative të Fushës Kuqes, Kristo (Fred) Martinaj, është ndaluar nga policia për tentativë përfitimi të paligjshëm të një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut. Hetimet zbuluan se 55-vjeçari ka porositur individë për hedhjen e inerteve në zonën e mbrojtur. Ai u ndalua për shpërdorim detyre dhe pushtim të tokës, me materialet procedurale që kaluan në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


