Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit sot në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, por dëshmia e tij dështoi. Ai u shfaq me pranga, të cilat përpiqej t’i fshihte me xhup, dhe pas përfundimit u drejtua gazetarëve me një falenderim. Seanca do të rinisë nesër në orën 10:30 për të vazhduar me pyetjet ndaj tij, pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën e dëshmisë.
Posted inKryesore


