Gjykata e Romës urdhëroi transferimin e 7 emigrantëve nga kampi në Gjadër drejt Italisë, duke theksuar se nuk ka bazë ligjore për qendrat e deportimit në Shqipëri. Qeveria e Giorgia Melonit kishte planifikuar që emigrantët të qëndronin në Shqipëri për 30 ditë, por kjo periudhë u tejkalua. Vendimi, i mbështetur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, përbën një humbje politike për Melonin, e cila po përballet me konflikte me sistemin gjyqësor.
Posted inKryesore


