Policia e Vlorës, në bashkëpunim me atë të Fierit, ka arrestuar 11 persona pas 6 muajsh hetimesh ndaj një grupi të dyshuar për shitjen e kanabisit dhe drogëve të forta. Në operacionin “Labirinti”, janë ndaluar individë nga qytete të ndryshme, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Një 17-vjeçar gjithashtu u arrestua për posedim kanabisi. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Posted inKryesore


