Në Vlorë kanë nisur shembjet e rreth 30 objekteve në kuadër të projektit të Lungomares, pa patur kundërshtime nga banorët. Projekti shtrihet deri në Orikum dhe do të përfshijë ndërlidhjen e Vlorës, Radhimës dhe Orikumin me një shëtitore të gjatë. Do të ndërtohet një bajpas në Radhimë, ndërsa rruga aktuale do të kthehet në pedonale. Pas përfundimit, Vlora do të ketë shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.
Posted inKryesore


