Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku mungonin Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami, të cilët do t’i bashkohen skuadrës më vonë. Në stërvitje u includuan Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, e të tjerë, ndërsa Mirlind Daku stërviti vetëm në palestër për shkak të lodhjes. Seanca filloi me punë në palestër dhe përgatitje taktike në fushë.
Posted inSport


