Procesi ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka nisur në Gjykatën e Posaçme për shpalljen e pretencës së SPAK. Dako, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk ishte i pranishëm. Ai ishte liruar më 27 shkurt, por Prokuroria kërkoi rikthimin e tij në burg, kërkesë e cila u refuzua nga Apeli. Akuza nga SPAK lidhet me një procedurë prokurimi në 2014, ku Dako akuzohet për gabime në llogaritje që rezultuan në dëme financiare për Bashkinë e Durrësit.
Posted inKryesore


