Një 15-vjeçar nga Postriba e Shkodrës ka humbur kontaktet me familjen për dy ditë. Babai i tij, Agim Bibaj, ka denoncuar rastin në Policinë e Shkodrës pasi djali nuk është kthyer nga shkolla. Sipas tij, djaloshi kishte shkuar për në shkollë por ishte larguar pa shkuar në mësim, ndoshta nga frika pas një shkeljeje disiplinore. Babai kërkon ndihmën e qytetarëve dhe apelon djalin të kthehet në shtëpi.
Posted inKryesore


