Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për luftën ndaj dezinformimit, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zbardhi detaje mbi sulmin iranian ndaj vendit. Ajo sqaroi se katër skuadra, të mbështetura nga Irani, kishin rolet e tyre të përcaktuara për të fshirë të dhënat e shqiptarëve. Amerika ofroi mbështetje me FBI-në, duke analizuar sulmin dhe duke rikuperuar një pjesë të të dhënave falë backup-eve. Procesi tani është drejt kalimit në një sistem me “zero besim”.
Posted inKryesore


