Në Apelin e GJKKO-së, u shqyrtua ankesa e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “masakrën e Lushnjës”. Avokati i tij, Detar Hysi, theksoi pafajësinë e klientit dhe kërkoi rigjykim nga një trup gjykues tjetër. Prokurori Altin Dumani mbështeti vendimin e shkallës së parë, duke argumentuar për ekzistencën e një grupi të strukturuar criminal dhe lidhjen e Haxhiut me vrasjet e Latifit dhe Hoxhës.
Posted inKryesore


