Opozita kërkon paraqitjen e Vilma Nushit, përfituese e 1.5 mln eurove nga dividenti, në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ajo kërkon gjithashtu dëshminë e Kryeministrit Edi Rama, që ka firmosur VKM-në për koncesionet e shërbimeve të hetuara. Refuzimi i mazhorancës për t’i thirrur ata është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas dokumenteve të opozitës, e cila kërkon që të gjithë të ftuarit të paraqiten.
Posted inKryesore


