Një 25-vjeçar nga Kavaja, Erland Krasniqi, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Renato Bajraktarit në Durrës, gjashtë muaj më parë. Ai është vendosur në arrest me burg nga Gjykata e Durrësit për “Plagosje e rëndë” dhe “Mbajtje pa leje armësh”. Plagosja ndodhi pas një konflikti në rrethrrotullimin e Plepave më 15 maj 2024.
Posted inKryesore


