Policia e Tiranës arrestoi një 38-vjeçar, A. Sh., akuzuar për trafikimin e 2 automjeteve të vjedhura në Zvicër, me vlerë 150,000 euro. Operacioni “Swiss” u finalizua si pjesë e një procedimi penal të vitit 2024, ku një automjet, “Audi Q8”, u sekuestrua në Don Bosko. Hetimet vazhdojnë për gjetjen e automjetit tjetër. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


