Ish-futbollisti i njohur Hekuran Jakupi ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Ai ka kontribuar në skuadra si Elbasani, Bylisi dhe Tirana, duke u njohur si një nga futbollistët më të mirë të viteve ’90-2000. Pas pensionimit, Jakupi përkushtoi jetën në trajnimet e talenteve të rinj, duke punuar si trajner në AF Bajrami. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehu ngushëllime për këtë humbje të madhe.
Posted inSport


