Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi për një darkë në Azerbajxhan me presidentin e Emirateve që e quajti mik të mirë, por edhe me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, aleat të ngushtë të Putinit. Foto nga ceremonia, të cilat Rama nuk i ndau, tregojnë se ai u ul në të majtë të sheikut, ndërsa Lukashenko në të djathtë. Ky i fundit ka mbështetur Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës, duke përgatitur armë bërthamore.
Posted inKryesore


