Një zviceran për ndeshjen Shqipëri-Çeki! UEFA zbardh emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

UEFA ka publikuar emrat e arbitrave për ndeshjen Shqipëri-Çeki në Nations League, që do të zhvillohet të shtunën në “Arena Kombëtare” në orën 20:45. Arbitri kryesor do të jetë zvicerani Sandro Schärer, i ndihmuar nga Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni. Johannes von Mandach do të jetë gjyqtari i katërt. Schärer nuk ka drejtuar më parë Shqipërinë si kryesor, por ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri të Euro 2024.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *