Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë prostitucioni në operacionin e koduar “Red Light 3”. U arrestuan A. W. dhe Zh. Y. për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa pesë shtetase kineze u proceduan në gjendje të lirë për prostitucion. Hetimet zbuluan se dy të arrestuarit kishin premtuar punësim për gratë, por i kishin shfrytëzuar për prostitucion, duke reklamuar shërbimet e tyre online dhe duke gjetur klientë me çmime prej 200-300 eurosh.
Posted inKryesore


