Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë shkaktuar përmbytje në rrugët kryesore, veçanërisht në rrugën Gjergj Araniti dhe pranë Universitetit, duke vështirësuar qarkullimin. Zonat “Albenit” dhe “Rinisë” janë pa probleme për momentin, por meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve të forta. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po mbikëqyrin situatën. Së fundmi, përmbytjet e një muaji më parë shkaktuan dëme të konsiderueshme për 352 familje, me një dëmshpërblim të vlerësuar në 65 milionë lekë.
Posted inKryesore


