Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në Tropojë, më konkretisht në fshatin Mserr, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët. Një tjetër shpërthim ndodhi në Orikum, ku një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale shpërtheu në verandën e shtëpisë së një gruaje 68-vjeçare, Elansi Bellos. Autoritetet po hetojnë për këto incidente.
Posted inKryesore


