Ish-kryeministri Sali Berisha në një tubim qytetar theksoi se Shqipëria pagoi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj Becchettit, duke e cilësuar si gjobën më të madhe në histori. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbylljen e televizionit Agon Channel, në një akt antikushtetues dhe antiligjor. Berisha pretendoi se ky televizion ofronte një informacion të lirë dhe kritikonte qeverinë, duke zbuluar abuzime të ndryshme.
Posted inKryesore


