Në një ceremoni nderimi, Federata Shqiptare e Futbollit priti katër futbollistë të cilët i dhanë lamtumirën kombëtares para ndeshjes me Çekinë. Ermiri Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula janë ndarë nga ekipi kuqezi pas një kontributi të gjatë. Ata morën nderimet e duhura si legjenda të Kombëtares për përkushtimin e tyre.
Posted inSport


