Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sot me Çekinë në ‘Air Albania’, një sfidë e rëndësishme për grupin B1 në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që ndjekin kundërshtarët me një pikë më pak. Trajneri Sylvinho ka lënë në tribunë katër futbollistë për shkak pezullimesh e lëndimesh. Ndeshja pritet me tension, pasi që Shqipëria synon hakmarrje për disfatën 2-0 në sfidën e kaluar. Pa dyshim, stadiumi do të jetë plot me tifozë.
Posted inSport


