Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Maliq-Pojan, ku 7 persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e fshatit Pendavinj, ku një mjet grek përplasi një furgon mallrash. Një i plagosur është në gjendje të rëndë në reanimacion, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit, me dyshimin se njëri nga mjetet nuk ka respektuar sinjalistikën.
Posted inKryesore


