Një 32-vjeçar, Skerdiljan Spahi, është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit policor “Aksi” për trafik droge. Ai u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar 3 kilogramë kanabis të fshehur në motorin e automjetit të tij. Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në Korçë e arrestoi, dhe materiali i procedurës i është dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


