Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Dibër, ku policia arrestoi Luiz Dikollarin, 20 vjeç, i cili qarkullonte me një automjet me targa të huaja, i armatosur me një kallashnikov dhe i pajisur me benzinë dhe doreza. Operacioni i koduar “Inteligjenca” përfundoi me kapjen e tij në flagrancë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur qëllimin e tij kriminal.
Posted inKryesore


