Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se barnat e importuara nga vende si India dhe Kina janë hedhur në qarkullim në Shqipëri pa u kryer analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë. Nga 2020 deri në 2023, janë importuar mbi 763,721 pako barnash dhe 600,000 doza vaksinash pa kontrollin e duhur, duke theksuar nevojën për përmirësim të analizave nga institucionet përkatëse.
Posted inKryesore


