Opozita ka filluar tubimin përpara parlamentit, për të protestuar ndaj projekt-buxhetit 2025, të cilin e konsideron antisocial. Protestuesit, të pajisur me çadra pavarësisht shiut, mbajtën një minutë heshtje për vrasjen e një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Lideri i PD-së, Sali Berisha, kishte paralajmëruar këtë protestë, e cila ndodhi në momentin kur buxheti pritej të miratohej.
Posted inKryesore


