Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gribë të Elbasanit pas një aksidenti në oborrin e shtëpisë së tij. Policia raportoi se, rreth orës 02:50, gjatë manovrimit me motomjet, ai është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në kokë nga gurët. Ndonëse u transportua në spital, ai nuk arriti të mbijetojë. Grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.
Posted inKryesore


