Pas një rënie disamujor, aplikimet për azil nga shqiptarët shënuan një rritje të lehtë në gusht 2023, me gjithsej 590 kërkesa, që është niveli më i lartë që nga maji. Sidoqoftë, aplikimet për azil mbeten 20% më të ulta krahasuar me vitin e kaluar. Shtetet më të preferuara janë Franca, Gjermania dhe Italia. Ndërkohë, lejet e punës janë në rritje, me 21 mijë leje në 2022 dhe 17.6 mijë në 2023, duke treguar një tendencë për emigrim më të shprehur për punë.
Posted inKryesore


