Trajneri i Rumanisë, Mirçea Luçesku, deklaroi se “turpi i mbeti Kosovës” për braktisjen e fushës. Ai e cilësoi gjobën prej 128 mijë eurosh për federatën rumune si të ekzagjeruar dhe tha se kosovarët e provuan, por nuk ia dolën. Luçesku nuk komentoi racizmin ndaj lojtarëve të Kosovës apo sulmet verbale të zyrtarëve të federatës rumune ndaj tyre.
Posted inSport


