Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, gjithashtu 14 vjeç, është marrë në pyetje nga policia. Ai pretendon se sherri nisi për shkak se Cani po e shikonte, dhe pas përplasjeve të para të premten, u zën përsëri të hënën në shkollë, ku ndërhyri oficerja e sigurisë. I riu nuk ka shprehur pendesë dhe nuk ka zbuluar vendndodhjen e thikës. Ky rast ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik pas një sërë krimesh në shkolla.
Posted inKryesore


