Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli ndryshime të thella në programin e PD-së, duke përfshirë vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar dhe dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë. Ai theksoi se qeveria nuk mund të shesi energjinë me të njëjtin çmim për të gjithë, duke krijuar një diskriminim të papranueshëm. Berisha kërkoi rishpërndarje të drejtë të të ardhurave dhe pasurive publike për të luftuar varfërinë.
Posted inKryesore


