Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për emisionin “3D” ka mohuar akuzat se institucioni vepron sipas një agjende politike. Ai theksoi se hetimet janë bazuar në provat dhe se SPAK-u është i pavarur nga politika, siç garanton Kushtetuta. Dumani nënvizoi se ka vazhduar hetimet e dosjeve që kishte përpara, dhe konfirmoi angazhimin e prokurorëve për të punuar larg ndikimeve politike.
Posted inKryesore


