Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediat zvicerane, ka theksuar se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe, duke e quajtur atë “Botë Serbe”. Ai paralajmëroi për hakmarrjen që Serbia ka ndaj Kosovës dhe e krahasoi situatën me veprimet e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Kaukazin e Jugut, duke theksuar se Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.
Posted inKryesore


