Kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, ka organizuar një tender për ndërtimin e një muri mbajtës në fshatin Krane, duke e shpallur atë urgjent pas rreshjeve që kërcënojnë shtëpitë. Megjithatë, tenderi ka qenë i diskutueshëm, pasi kanë qenë eliminuar pa arsye ligjore katër oferta të tjera, favorizuar kompania “ILIRIA/D”, e cila ka bërë propozimin më të shtrenjtë. Open Data Albania e ka vlerësuar këtë procedurë me “Flamur të Kuq”, duke sinjalizuar riskun e korrupsionit.
Posted inKryesore


