Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës, Ardian Kona, i cili u arrestua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ai akuzohet për tjetërsimin e 14,000 m² toke në Gjirin e Lalëzit, regjistruar pa dokumentacion të duhur. Të tjerë, si Bledar Zerba dhe Leonard Dervishi, janë shpallur në kërkim për këtë rast, ku një grua e quajtur Arta Demiraj është përfituese e abuzimeve me pronat.
Posted inKryesore


