Një video e re nga një kamerë sigurie tregon momentet e ekzekutimit të Klaudio Prendit në Tiranë. Ai u vra në orët e para të së hënës teksa po hynte në makinën e tij. Autorët, pas ngjarjes, e dogjën automjetin e vjedhur që përdorën për krimin. Hetuesit po shqyrtojnë një konflikt të mundshëm lidhur me borxhe dhe baste të paligjshme. Babai i tij, ish-gjyqtari Fran Prendi, ka konfirmuar se djali kishte pasur probleme me të tjerë.
Posted inKryesore


