Prokuroria në Berat finalizoi operacionin “Oil” duke arrestuar Alush Agalliun, 56 vjeç, për fshehje të të ardhurave dhe mashtrim me produkte ushqimore. Ai dhe djali i tij, i shpallur në kërkim, përgatisnin në shtëpi vajra të ndryshëm, reklamoheshin si vaj ulliri bio në Facebook, dhe i shisnin në të gjithë vendin. Gjatë operacionit u sekuestruan 3000 litra lëndë vajore, 1000 litra vaj kikiriku, dhe 2,900,000 lekë e 1800 euro të dyshuara.
Posted inKryesore


