Territori i Qarkut Shkodër po përballet me kushte të këqija atmosferike, me reshje shiu dhe dëbore. Akset rrugore janë të qarkullueshme, përveç aksit Prekal-Kir, i bllokuar nga rëniet e inerteve. Në Malësi e Madhe, rruga fshatit Kamice është dëmtuar nga vërshimi, ndërsa në Vau Dejës, ka mungesë energjie. Fushë Arrëz ka reshje dhe probleme me energjinë. Në Pukë, ka dëmtime në rrugë dhe në Rrapë, ura e fshatit Kabash është dëmtuar.
Posted inKryesore


