Marrëveshja për emigrantët mes Romës dhe Tiranës është bllokuar për shkak të pengesave gjyqësore italiane, duke bërë që shumë punonjës italianë të kthehen në Itali. Çendrat në Shëngjin e Gjadër mbeten pa menaxhim dhe emigrantë, pasi prej 11 tetorit nuk kanë pranuar asnjë. Po ashtu, 50 policë italianë janë rikthyer, duke ulur numrin e forcave të sigurisë. Shpresat janë te ndryshimet ligjore në Itali dhe vendimet e Gjykatës së Kasacionit për të adresuar situatën.
Posted inKryesore


