Policia ka arrestuar 29 persona të përfshirë në organizimin e lotarive të palejuara në Tiranë, duke finalizuar operacionin e koduar “Bad spin”. Hetimi, i realizuar nga Sektori për Krimet Kibernetike dhe ai Ekonomik, rezultoi me identifikimin dhe kapjen e individëve që organizonin lojëra si poker dhe baste online. Gjatë operacionit janë sekuestruar para, pajisje celulare e kompjuterike. Materialet iu kaluan prokurorisë.
Posted inKryesore


