Policia e Beratit ka arrestuar A.A, 56 vjeç, për “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, ndërsa ka shpallur në kërkim të birin, D.A, 28 vjeç. Ata dyshohen se përzienin vajra të ndryshëm në shtëpi dhe i shisnin si vaj ulliri bio në rrjete sociale. U sekuestruan 3000 litra vajra të papërcaktuar dhe 290,000 lekë e 1,800€ të dyshuara si të fituara nga veprimtaria e paligjshme.
Posted inKryesore


