Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua në Perugia nga policia italiane pasi iu gjetën 16 doza kokainë, me një peshë totale prej 12 gramësh, në makinë. Ai tërhoqi vëmendjen e karabinierëve për lëvizjet e tij të dyshimta dhe shfaqi shenja agresiviteti gjatë ndalimit. Pas kontrollit në shtëpi, policia gjeti materiale ambalazhimi dhe 1135 euro në cash. Gjyqtari la në fuqi arrestimin dhe sekuestrimin e drogës e parave.
Posted inKryesore


