Presidenti Bajram Begaj do të vazhdojë sot konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ai do të takohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në orën 10:30 dhe me ata të Partisë Socialiste në 11:30. Megjithatë, përfaqësuesit e PD-së, si Gazment Bardhi, e kanë akuzuar Presidentin për farsë, duke thënë se data është përcaktuar në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën.
Posted inKryesore


